Një objekt ka marrë flakë në qytetin e Pejës. Sipas fotografive që vijnë nga atje, shihet që zjarri ka qenë i përmasave të mëdha.
Lidhur me rastin ka folur edhe zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se bëhet fjalë për një depo që është në afërsi të kompanisë ELKOS.
Gashi ka thënë se tashmë Policia kanë dalë në vendin e ngjarjes bashkë me zjarrfikësit derisa ka shtuar se ende s’kanë informacione nëse ka persona të lënduar.
“Një depo prapa kompanisë së ELKOS-it është përfshirë nga zjarri, mirëpo ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar. Në vend ngjarje kanë dalë policia dhe zjarrfikësit. Ende asgjë nuk dimë nëse ka persona të lënduar”, ka thënë Fadil