Mesnatën e mbrëmshme dy makina të parkuara në lagjen “Beslidhja” në Lezhë u përfshinë në flakë.
Njëra prej tyre, një fuoristradë tip “Benz-Mercedez ML” ishte në pronësi të bashkisë së Lezhës dhe që përdorej vazhdimisht nga kryetari i bashkisë, Fran Frrokaj.
Policia shkoi menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nisi verifikimet përkatëse. Ndërkohë, Frrokaj ka shkuar në polici dhe ka dhënë dëshminë e tij lidhur me këtë ngjarje.
Sipas Frrokaj ngjarja mund të jetë e qëllimshme, pasi sipas tij makina ishte në rregull dhe nuk kishte reflektuar asnjë defekt kohët e fundit. Ndërkohë, ka dëshmuar se nuk ka asnjë konflikt për të ngritur dyshimet e para.
“Mjeti nuk është i imi, por i bashkisë, por mendoj se është e qëllimshme. Mjeti ka qenë i fikur dhe nuk e di të ketë patur ndonjë defekt”, është shprehur kryebashkiaku.