Luke Thill 13-vjeç nga Shtetet e Bashkuara, filloi vitin e kaluar të ndërtojë një shtëpizë për vete, pasi dëshironte të kishte një hapësirë që do t’i shërbente vetëm atij.
Kështu në oborrin e shtëpisë së prindërve ndërtoi shtëpizën që i kushtoi vetëm 1.300 euro. Kjo shtëpizë i ka mbi tetë metra katrorë, transmeton Telegrafi.
Ai arriti ta shndërroi këtë shtëpizë në një hapësirë të përkryer për të kaluar kohën e lirë, ku brenda ka një televizor në dhomën e gjumit të ndërtuar në kulm.
Por, ai zakonisht bën detyrat e shtëpisë dhe vetëm katër ditë të javës flenë në të. Nganjëherë e vizitojnë miqtë të cilëve u shërben ëmbëlsira që i gatuan në kuzhinën e vogël.
Ideja për të ndërtuar i kishte lindur gjatë verës, derisa qëndronte i mbyllur brenda në shtëpi dhe nuk dinte si duhet ndërtuar ajo me pak para.
Për ta realizuar “projektin” ai u ndihmonte fqinjëve në punë të ndryshme në këmbim të parave dhe materialeve të ndryshme që i nevojiteshin për ndërtimin e saj.
Mbi 75 përqind të materialeve që i ka përdorur për ndërtimin e shtëpizës janë të ricikluara. /Telegrafi/