Djalit të milionerit i mërzitet “Ferrari”, e djegë atë [video]

E publikuar: 17/08/2015 16:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Djali i një milioneri në Zvicër ia ka vënë flakën veturës së tij, pasi ishte mërzitur me të dhe dëshironte një tjetër, transmeton Koha.net shkrimin e “Insurance Business America”.

Djaloshi 19 vjeç, që drejtonte modelin e vjetër të “Ferrari 458 Italia”, me vlerë 245 mijë euro, kishte ëndërruar që kur modelin e ri.

Ia ati i kishte dhënë “vetëm” nga 10 mijë dollarë në muaj dhe për të blerë modelin e ri të veturës do t’i duheshin disa vite, ndërsa të kërkonte shumë të madhe parash nga prindërit s’ishte e pëlqyeshme.

Pa e munduar shumë mendjen, djaloshi bën hapin ekstrem, vendos t’ia vë flakën veturës dhe të marrë kompensim nga sigurimi, transmeton Koha.net shkrimin.

Për këtë qëllim kishte angazhuar dy persona, të cilëve u kishte premtuar nga 15 mijë dollarë. Veturën e tij të vjetër e kishte parkuar pranë ndërtesës së vjetër në qytetin bavarez dhe vetë ishte skajuar, pastaj veturës i ishte vënë zjarri.

Por, ndërkohë zhvillimet kishin marrë drejtim të padëshiruar. Djaloshi nuk kishte parashikuar të gjitha detajet, ndërsa kamerat vëzhguese kishin bërë punën tyre. Madje, porosinë e tij SMS kishte mundur ta lexonte edhe policia.

Tani, autori i “krimit të shekullit” do të detyrohet të jetojë pa para –m do të jetë i detyruar të paguaj dënimin 32 mijë euro. Megjithatë nuk do të jetë i detyruar të eci në këmbë. Studenti ka edhe 14 vetura në parkun e tij, ndër ta edhe një “Lamborgini”.