Njerëzit me lëkurë albinë së fundmi janë fokusi i bandave. Në Tanzani po regjistrohen çdo ditë raste të reja të sulmeve ndaj kësaj kategorie.
Së fundmi është sulmuar një djalë 6 vjeçar të cilit ia kanë shkulur dorën nga vendi, për t’ia shitur njerëzve të pasur më pastaj. Lëkura e këtyre njerëzve thuhet qëështë e pasur dhe sjellë shumë fat e pasuri.
Baraka Cosmas është viktima e fundit e këtyre rasteve të shumta në Tanzani. Ai është sulmuar në shtëpinë e tij ku jeton së bashku me prindërit, dhe pas sulmit atë e kishin lënduar së bashku me nënën e tij.
Është për të ardhur keq që ky është rasti i katërt në tre muajt e fundit në Tanzani. Më herët janë rrëmbyer vajza 18 muajshe Yohana Bahati dhe Pendo Emanuelle Nandi katër vjeçar.
Këto raste po ndodhin për arsye se njerëzit e pasur janë shumë të interesuar të blejnë pjesët e trupit albinë e sidomos lëkurën e tyre.