Një person është arrestuar në Prishtinë pasi që i njëjti dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje duke sulmuar prindërit e tij.
Policia bën të ditur përmes raportit 24 orësh se i dyshuari, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.