Policia në të gjithë zonën e Philadephias në SHBA janë në gatishmëri të lartë të shkak të pranimit të informacioneve për sulm me armë në kolegjet dhe universitetet në këtë zonë.
Për këtë shkak, disa kolegje dhe universitete janë mbyllur dhe studentët janë larguar nga kampuset, për të shmangur kështu viktima potenciale.
NBC Philadelphia raporton se FBI-ja ka pranuar informacione për sulm të mundshëm me armë, por deri më tani asnjë incident nuk është shënuar në asnjë kolegj apo universitet në këtë zonë, transmeton lajmi.net.
Në njërin prej kolegjeve në këtë shtet, vijon mësimet edhe djali i anëtares së kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa, Vlora Dumoshi.
“Po lutem për gjithë studentët në mesin e tyre është edhe Rrapi im në Philadephia ku janë të kërcënuar nga një sulm me armë”, ka shkruar Dumoshi në rrjetin social Facebook.
Vlora Dumoshi ka dy djem nga martesa e saj me këngëtarin Shkumbin Kryeziu.
Ndërkaq, në kolegjet dhe universitetet e Philadephias po vazhdon të ketë forca të shtuara të sigurisë.