Djali i Remzi Hoxhës: Edi Rama mund ta arrestojë Sali Berishën (Video)

E publikuar: 27/10/2015 23:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I biri i Remzi Hoxhës, Adrian Hoxha, thotë sërish ka folur për vrasjen e babait, duke thënë se Sali Berisha është urdhërdhënësi i vrasjes.

Në emisionin “Pa Rrotlla” të Milaim Zekës, Hoxha sërish hedhë akuza të rënda ndaj Sali Berishës, duke thënë se ai dha urdhër për vrasjen e babait të tij.

“Unë e konsideroj urdhërdhënës të vrasjes së babait tim”, thotë Hoxha për Sali Berishën.

“ Mendoj se Edi Rama ka guxim për ta arrestuar edhe Sali Berishën”, thotë Adrian Hoxha.

Ndryshe, familja Hoxha ka nisur protesta në vende të ndryshme në Kosovë e Shqipëri.

Ata kërkojnë drejtësi për vrasjen e familjarit të tyre.

Pak ditë më parë, në Rubikon, Adrian Hoxha deklaroi se drejtësia shqiptare nuk është e interesuar të merret me këtë rast.

“Ata nuk janë të intertesuar ta çojnë përpara. Prej vitit 2013 rasti është në Gjykatën e Lartë dhe nuk është mbajtur asnjë seancë për këtë rast”, ka thënë ai.

Hoxha pati akuzuar sërish Berishën se me anë të strukturave të tij po pengon zbardhjen e Hoxhës.

“Kjo tregon se sa e pengojnë strukturat e Sali Berihsës zbardhjen e rastit”, ka thënë Hoxha në “Rubikon” të KTV’së.

Remzi Hoxha u vra në vitin 1995 në Tiranë. Siç është provuar nga një process gjyqësor ai u vra dhe kufoma e tij u zhduk prej disa nga drejtuesit e Shërbimit Informativ Kombëtar.

Në lidhje me këtë rast, Gjykata për Krime të Rënda në Tiranë ka dënuar Ilir Kumbaron me 15 vite burg, por ai është në arrati.