Djali i Lorikut nuk ka shans të bëhet kampion, ja deklarata e babai të Canës

E publikuar: 11/11/2017 23:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mirëpo, duket se gjyshi i tij Agim Cana nuk mban shumë shpresë që Bojkeni i vogël të bëhet një sukses si i ati, Loriku.

Lorik Cana me babain ne “Xing me Ermalin”

I pyetur nga Ermal Mamaqi nëse ai do të donte të stërviste dhe nipin ashtu si ka bërë me të birin, Agim Cana u shpreh: “Doni të vërtetë?! Nuk besoj… Është një çun shumë i llastuar! Është dy vjeç ka telefon. Nuk besoj, por ndoshta ndodh. Lëvizjet i ka shumë të mira, por nuk e di.”
Babai i Lorik Canes ne “Xing me Ermalin”

Sakaq vetë Loriku u shpreh se do ta lërë të zgjedhë vetë të birin, se cilën rrugë do të zgjedhë. Por ai u shpreh se nëse Bojkeni do të dojë të bëhet sportist, ai do t’i japë një raketë tenisi në dorë.
Lorik Cana me babain ne “Xing me Ermalin”

“E kam ëndërr këtë dhe duhet të jetë dhe ëndrra e tij pastaj. Kjo sepse ne shqiptarët s’kemi pasur kurrë tenistë të nivelit të lartë dhe pse të mos jetë Bojkeni?”-u shpreh ish-kapiteni i kombëtares.