Ish-emisari i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka kritikuar Qeverinë e Albin Kurtit duke thënë se ajo nuk ishte një partnere e besueshme për administratën e Donald Trumpit.
Shkrimi i Grenell, është shpërndarë nga Donald Trump Jr, djali i ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump duke shënuar kështu një goditje ndaj Kurtit.
“Kam shumë miq në Kosovë dhe Shqipëri… dhe shumë miq në Serbi dhe në të gjithë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë për paqen në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria e Kurtit nuk ishte e tillë.”, ka shkruar Grenell në platformën “X”, përcjellë insajderi.
Ditë më parë, Grenell u shpreh se Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në, ishte kundër çdo ideje të propozuar nga amerikanët.


















