Ish-kryeministri Berisha ka kërkuar dje nga Prokuroria hetimin e fushatës së PS, pasi sipas tij, ajo po financohet nga Amiran Dzanashvillit, i prangosur për prostitucion dhe pastrim parash.
Përpos tij, një reagim në rrjetin social Facebook ka ardhur dhe nga Shkëlzen Berisha, djali i Sali Berishës.
Sipas këtij të fundit, bashkëshortja e Erion Veliaj është përfaqësuesja ligjore e Dzanazhvillit.
“Ajola Xoxa, bashkëshortja e Erion Velisë ka vepruar në Shqipëri si përfaqësuese ligjore e Amiran Dzanashvilit, të arrestuarit për prostitucion në Rumani, e që në vendin tonë po hetohet nga prokuroria për pastrim parash”, përfundon reagimi i tij./Indeksonline/