Nji shqiptar 27-vjeçar asht arrestue nga policia italiane në komunën e San Giorgios në provincën e Piacencës me akuzën e tentativës së vrasjes ndaj nanës së tij.
27-vjeçari mbasi e ka rreh sa ka mujt nanen e vet, e ka lage me benzin dhe u mundu me çakmak me e kall!
Ka qënë baba i tij ai qe ka reague shpejt dhe e ka pengu ne kete synim prej budalle me ja shtue tragjedive te shumta te shqiptareve te Shqipnise – edhe nji.
Simbas dëshmitarëve, grindja mes djalit e nanës ka nis para mëngjesit për motive banale, diskutime e debate të zakonshme familjare. Mbasdite vonë, kur asht kthye prej pune, ai e ka sulmue nanen.
Kur u pengue me e kall te gjalle nanen, djali ike e mshefet për disa orë në nji kamper në kodrat përreth qendrës së tij të banimit.
Policia italiane e gjen dhe arreston. Ai ne burg pret gjykimin për vrasje të mbetun në tentativë.
Djali don me kall nanen me benzine!
NGA KATEGORIA