DJ Blunt konfirmon zënkën, por jo edhe therjen

E publikuar: 08/06/2018 23:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I kontaktuar nga Insajderi, Blunt ka thënë se këto lajme nuk janë të vërteta dhe se e gjithë ngjarja kishte ndodhur për shkak të një shokut të tij. Ai pranon se ka qenë i përfshirë në një zënkë me disa persona, por thotë se ka qenë duke i ndihmuar një shoku të tij.

“Jo bre nuk është e vërtetë hiç, që jam therrur me thikë. Unë jam tu u marrë me klipin më të ri që e kemi publikuar sot, të quajtur “Dubai”. Ajo ngjarje që u raportu ka qenë e natyrës së një problemi që një shok i imi e ka pas me disa persona. Unë vetëm e kam ndihmuar atë. Kurgjë më shumë.”.

Ai ka shtuar se aktualisht gjendet në shtëpi duke pushuar.

“Për momentin jam në shtëpi. Po pushoj. Po merrna me shaoolinat e mi”, ka përfunduar Blunt./