Rrjeti social i fotografisë në pronësi të Facebook, Instagram, ju rikthye normalitetit ditën e Enjte pasi një eksperiment gabimisht u bë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.
Një test që duhej të përfshinte një numër të vogël përdoruesish, u përhap tek një masë e madhe gabimisht.
Përdoruesit duhej të shikonin postimet horizontalisht në vend të stilit të vjetër vertikal.
Ky ndryshim i momentit shkaktoi polemika dhe kritika ku shumë thonin se stili i ri është një mishërim i dizajnin shumë pak popullor të Snapchat.
Aplikacioni i ridizajnuar i Snapchat nuk ka arritur dot të tërheqë përdorues të rinj për shkak të dizajnit të ri i cili është i përafërt me atë që po teston Instagram.
Shefi i Instagram Adam Mosseri kërkoi falje për konfuzionin e shkaktuar dhe tha se ishte rezultat i një incidenti. /PCWorld Albanian