Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DHSK) në Hagë, avokati Rodney Dixon i cili përfaqëson Kadri Veselin, gjatë deklaratës së tij përmbyllëse ka thënë se duhet të trajtohen me hollësi dokumentet që janë ofruar nga autoritet serbe, ku ka theksuar se dëshmitë tregojnë se sistemi i aparteidit është ushtruar nga Serbia në këtë kohë, ky është një sistem që ka zanafillën në Afrikën e Jugut, raporton Ekonomia Online.
Avokati ka nënvizuar se nuk mund të injorohet ajo që cka bërë Serbia në Kosovë, duke nënvizuar se ZPS ka përdorur dy standarde të ndryshme.
Dixon në fjalën e tij po ashtu përmendi qëllimin që kishte Serbia kur ofroi të ashtquajtura prova.
“Ju nuk mund ta injoroni atë çka ka bërë Serbia… ky është rast klasik i dy standardeve të ndryshme të përdorura nga ZPS. Dëshmitë tregojnë se sistemi i aparteidit është ushtruar nga Serbia në këtë kohë, ky është një sistem që ka zanafillën në Afrikën e Jugut që fatmirësisht i dha fund këtij sistemi në fillim të vitit 90-të. Ndërkohë kjo situatë po shkonte në situatë të kundërt, po përshkallëzohej në Kosovë, dhe ndërkohë autorët e veprave kërkuan pajtim në Afrikën e Veriut dhe kërkuan ndjesë për atë çfarë kishin bërë në Kosovë, arkitektët serbë dhe ekzekutuesit bënë të kundërtën. Ata akuzuan persona që kanë vuajtur nën atë sistem dhe kërkuan që këta që kishin vuajtur të gjykoheshin. Dhe në fakt jo vetëm kaq, por edhe dhanë provat që kjo të bëhet për t’iu thënë ndërkombëtarëve që “ju kemi thënë që këta të UÇK-së janë rrugaçë, të pabindur, ne kemi pasur të drejtë për atë çfarë kemi bërë në Kosovë”. Dhe donin që ky sistem aparteidi të vlerësohet dhe gjykata duhet që të shikojë me kujdes dëshmitë e dhëna nga shteti serb ashtu siç është bërë në Afrikën e Jugut, apo vendet e tjera. Pra duhet të shihen motivimet më të thella dhe origjina e dokumenteve apo e dëshmive të caktuara”, tha ai.
Dixon rithekson se dokumentet e dhëna nga Serbia nuk konfiromohen nga burimet e tjera.
“Duhet t’u kushtohet rëndësi e veçantë dokumenteve që janë dhënë nga këto autoritete dhe sigurisht që do të cekim shënime dhe dokumente të tjera. Duhet të trajtohet po ashtu autenticiteti, zinxhiri i ruajtjes dhe të tjera. Ky është një element i rëndësishëm që duhet të merret parasysh siç ka vendosur edhe Dhoma e Apelit, sa i përket Apelit që kishte me përgjimet. Pra, është e rëndësishme që të vërtetohet përtej dyshimit të arsyeshëm dhe sipas Dhomës së Apelit, është shumë e rëndësishme që të shikohen me shumë rëndësi provat që janë dhënë nga autoritetet serbe lidhur me përgjimet dhe dokumentet e tjera. Ne parashtrojmë që kjo është diçka që duhet ta bëni realisht. Se është tjetër gjë që të japësh dokumente në grup pa e vënë në diskutim asnjë prej tyre, por është tjetër gjë që të shihet me hollësi se çfarë origjine kanë këto dokumente dhe kjo duhet të bëhet absolutisht me shumë hollësi. Ne parashtrojmë që këto dokumente nuk janë autentike. Në çdo rast, edhe nëse do t’i shikoni në pamje të parë, këto janë dokumente që nuk konfirmohen nga burimet e tjera, por thjesht nga dokumente që kanë ardhur nga Beogradi dhe asgjë më tepër sesa kaq”, tha ai.


















