Divorci bën keq për zemrën si vdekja e një personi të dashur

E publikuar: 20/04/2015 09:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të divorcuarit dhe veçanërisht gratë, kanë rrezik për të patur atak në zemër se sa ata që janë të pamartuar.

Dhimbja mund të krahasohet me vdekjen e një personi të dashur. Divorci është gjithashtu një faktor rreziku kardiak.

Një studim i Duke University, i kryer në më shumë se 15 000 njerëz e demonstron këtë. Stresi kronik i lidhur me këtë fenomen ka një ndikim afatgjatë në organizëm.

Në studim, kryer midis 1992 dhe 2010 është vënë re se gati një në tre persona ishin të divorcuar të paktën një herë, dhe se gratë që kishin qenë të divorcuara dikur kishin 24 % më shumë probabilitet për të patur një atak kardiak se sa ato që ishin të pamartuara.