Microsoft ribrandoi biznesin e zhvillimit të video lojërave nga Microsoft Studios në Xbox Game Studios. Emri i ri përfshin 13 studio lojëra që Microsoft ka blerë gjatë viteve.
Këtu përfshihet zhvilluesi i Fallout:News Vegas, Halo, Gears of Wars, Gellblade dhe Wasteland 2.
Lëvizja ka për qëllim të unifikojë Xbox si marka e cila përfshin të gjitha përpjekjet e kompanisë në sektorin e video lojërave.
Në 2020-ën gjithashtu pritet lançimi i gjeneratës së re të konsolave me dy modele të reja Xbox.
Gjithashtu flitet për një shërbim streaming i cili do të ketë vonesa të ulëta transmetimi falë rrjetit Azure Cloud.
Ja lista e studiove që do të përfshijë Xbox: /PCWorld Albanian
- 343 Industries (Halo)
- The Coalition (Gears of War 5)
- Compulsion Games (We Happy Few)
- The Initiative (led by 2013 Tomb Raiderboss David Gallagher)
- inXile Entertainment (Wasteland 2)
- Minecraft (Minecraft)
- Ninja Theory (DmC: Devil May Cry, Hellblade: Senua’s Sacrifice)
- Obsidian Entertainment (Fallout: New Vegas)
- Playground Games (Forza Horizon)
- Rare (Sea of Thieves)
- Turn 10 Studios (Forza Motorsport)
- Undead Labs (State of Decay)
- Xbox Global Publishing Group