Dita vendimtare: Në Portugali prezantohet sot masterplani për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

E publikuar: 29/11/2025 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni i Koordinimit për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030 sot do t’i paraqesë Familjes së ICMG-së progresin e përgatitjeve dhe planin master të Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’, në kuadër të Asamblesë së Jashtëzakonshme që mbahet në Portimão të Portugalisë.

Pas disa takimeve me udhëheqjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, përfaqësuesit e ICMG-së kanë përgatitur një raport gjithëpërfshirës mbi zhvillimet e deritanishme, dinamiken e punëve dhe hapat që priten të ndërmerren në muajt e ardhshëm.

Ky prezantim konsiderohet një moment kyç për OCMG Prishtina 2030, pasi për herë të parë para delegacioneve të të gjitha vendeve mesdhetare do të paraqitet qartë vizioni, infrastruktura e planifikuar dhe objektivat strategjike që synojnë të garantojnë organizimin e një edicioni historik të Lojërave.

Diskutimet e sotme pritet të përcaktojnë ritmin e mëtejmë të përgatitjeve dhe të forcojnë besimin institucional se Prishtina do të jetë gati të presë garën më të madhe shumë-sportëshe në rajon.