Ka përfunduar dita e tetë e Lojërave Olimpike me disa prej disiplinave tashmë të përfunduara.
Renditjes së shteteve vazhdon t’i prijë Kina me 16 medalje të arta, 12 të argjendta dhe nëntë të bronzta.
Në vendin e dytë është ShBA-ja që ka gjithsej 61 medalje, 14 të arta, 24 të argjendta dhe 23 të bronzta.
Top-3shen e kompleton shteti organizator, Franca me 41 medalje në total, 12 të arta, 14 të argjendta dhe 15 të bronzta.
Kosova që sot e mbylli garimin gjendet në vendin e 46-të me një të argjendtë dhe një të bronztë.