Në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka organizuar një diskutim me deputetët Driton Hyseni, Ferat Shala dhe Doarsa Kica-Xhelili, për hetimin parlamentar si mekanizëm i mbikëqyrjes së Ekzekutivit.
KDI prezantoi gjatë diskutimit gjetjet e një punimi diskutues, që analizon funksionimin dhe problemet e deritanishme të hetimeve parlamentare, si dhe ofron rekomandime mbi bazën e praktikave të vendeve tjera për avancimin e këtij funksioni.
Pozitë e opozitë ndanë mendime të ndryshme sa i përket themelimit të komisioneve hetimore. Derisa mazhoranca e konsideron si “pengim” të punës së Qeverisë, partitë opozitare thanë se kërkesa e tyre për formim të komisioneve hetimore ka rezultuar e suksesshme pasi ka pasur arrestime e ngritje të aktakuzave.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, ka thënë se formim të komisioneve hetimore ka pasur qysh në fillim të kësaj legjislature.
“Hetimi parlamentar është një mekanizëm që i jep mundësi institucionit, pra Kuvendit të Republikës së Kosovës – në këtë rast si institucion ligjvënës një mundësi për të hetuar çështje të cilat mund të jenë në fokus, qoftë prej një grupi deputetësh siç parasheh ligji, Kushtetuta le të themi një shumë prej 1/3 të deputetëve, komisioni i cili duhet të bëhet i detyrueshëm të formohet nga ana e seancës së Kuvendit apo edhe një komisioni parlamentar me qëllim që të trajtojë çështje të cilat janë në interes për publikun çështje të cilat janë me rëndësi për deputetët për të mbikëqyrur punën e ekzekutivit apo të agjencive tjera ligjzbatuese”.
“Në këtë legjislaturë ne kemi disa komisione hetimore të cilat janë formuar në fillim të punës së kësaj legjislature respektivisht në periudhën ku u iniciuan komisionet e para hetimore kishim dy komisione hetimore të cilat adresuan çështje të sektorit të energjisë në të cilët ne si shumicë parlamentare edhe u dakoruam që të formohen edhe u dakorduam që menjëherë të marrin pjesë në to dhe ato kanë zhvilluar punën e tyre dhe kanë bërë punën e tyre hetimore konform dispozitave ligjore të cilat i parasheh ligji për hetim parlamentar”, u shpreh Hyseni.
Ai përmendi edhe formimin e Komisionit hetimor për Dhunën në Familje, por që sipas tij, ka pasur performancë të dobët.
“Kishim komision sa i përket dhunës në familje, çështje që e brengos shoqërinë e Kosovës. Komisioni nuk pat mundësi të ketë një performancë siç pritej dhe të trajtojë çështjet të cilat janë më me rëndësi për këtë çështje, sepse ne kishim një vonesë të emërimit të anëtarëve nga ana e disa partive opozitare dhe rrjedhimisht edhe funksionet e parapara me ligjin për hetim parlamentar të këtij komisioni nuk arritën të përmbushën dhe rrjedhimisht as të kemi një raport sa takon kësaj çështje”, deklaroi ai.
Ndërsa formimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore, Hyseni e ndërlidh me kërkesën e mazhorancës për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.
“Vazhduam me çështjen e rezervave shtetërore një Komision që zgjoi interesimin e publikut për të cilin shumica parlamentare dha dakordimin që të formohet dhe propozoi emrat e deputetëve të cilët ishin anëtarë të këtij Komisioni hetimor. Ajo çka dua të them këtu është se para se të formohej Komisioni hetimor parlamentar, momentumi politik ishte i atillë që ne si shumicë parlamentare kërkonim me ngulm votimin e marrëveshjes ndërkombëtare të cilat ishin për muaj të tërë mos të them me vite të tëra në agjendën e kuvendit të cilat nuk arrinin të kalonin”.
E deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, e ka quajtur të papranueshëm sabotimin e këtyre komisioneve nga partia në pushtet. Ai ka thënë se kërkesat e tyre për formim të komisioneve hetimore kanë qenë të bazuara, e që sipas tij, të njëjtat pretendime i ka konfirmuar edhe gjyqësori me arrestime.
“Është e habitshme dhe e papranueshme juridikisht dhe ligji se komisionet e tilla parlamentare që janë në kuadër të planifikimit ligjor dhe kushtetues të Kosovës mazhoranca 6 nga to janë brenda këtij legjislacioni. Hulumtimi tregon i tillë që pjesa dërmuese e tyre në forma të ndryshme janë sabotuar gjithmonë në emër të diçkaje. Ato që tha kolegu përpara nuk qëndrojnë për faktin se marrëveshjet tash janë aprovuar në kuvend por që de-facto dhe de-juro ne jemi nën sanksione dhe ato marrëveshje fare nuk është dashtë dhe nuk janë lidhur asgjë në realitet me çështjen e funksionimit të komisioneve e parlamentare qoftë të atij të rezervës shtetërore që ka qenë veprimi më ekstrem i mazhorancës që në asnjë formë dhe në asnjë rast të mos kemi transparencë qoftë në rastet e komisioneve hetimore parlamentare të cilat pretendime tona të opozitës i ka vërtetuar më vonë gjyqësori, Gjykata Kushtetuese. Praktikisht shkalla tjetër e gjyqësorit që realisht ka pasur veprime juridike, arrestime larg nga puna e kështu më radhë. Të gjitha kërkesat tona parlamentare për komisione hetimore kanë qenë të bazuara, koha po e vërteton në kontuinitet, që ne kemi pasur të drejtë dhe pa marrë parasysh orvatjet dhe tendecat për ta minimizuar apo sabotuar komisionet kanë pas arsyeshmëri logjike ekonomike dhe juridike”, u shpreh Shala.
E deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, e konsideron absurde formimin e Komisioneve Hetimore nga pushteti, ndonëse thotë se i kanë të gjithë mekanizmat shtetëror në duar.
“Nëse pozita kërkon komision hetimor parlamentar pozita ta ketë shumicën në atë komision sepse diçka po din diçka po dyshon, diçka po don me kuptu, megjithëse është pak diskutabile që pushteti të bëjë komisione hetimore parlamentare me krejt qasjet që e ka në dokumente eventualisht t’i ketë me kërku qasje në to me anë të komisionit hetimor parlamentar dhe natyrshëm kur opozita don me hetu diçka duhet me e pas shumicën”, u shpreh ajo.
Ndërsa kritikat e Lëvizjes Vetëvendosje për bllokim të marrëveshjeve ndërkombëtare, deputetja e LDK-së i quan të pabaza. Sipas saj, ato bllokohen me veprimet e pushtetit.
“Marrëveshjet po i bllokon pushteti me veprimet e veta në njëfarë mase nuk është krejtësisht faji i pushtetit që jemi të sanksionuar por jemi të sanksionuar dhe fakti është ky dhe duke qenë të sanksionuar çfarëdo marrëveshje ndërkombëtare ka efekt zero. Nuk ka efekt ideja që po e sabotojnë për hir të marrëveshjeve se çka po ndodhi pasi u votuan pas darkës së famshme a i morëm ato a ka lëvizje, zero është shumë problematike se pse është sabotuar dhe pse nuk është sabotuar sepse gjithmonë do kemi dilema. Çështja e ndërhyrjes që kanë qenë duke u zhvilluar nga institucionet qoftë nga Prokuroria, proceset gjyqësorë nga ana e Gjykatave dhe çështja e parimit të gjyqësisë është njëri prej problemeve kryesore bë fakt legjislacioni në Kosovë nuk e rregullon qartazi së a mund të zhvillohet një hetim parlamentar për sa kohë është duke u zhvilluar një proces gjyqësor ka diskrepancë në përcaktimin së ku dallon hetimi parlamentar me hetimin penal”,
E për ndikimin e komisionit hetimor për rezervat shtetërore, deputeti i pushtetit, Driton Hyseni, deklaroi se nuk mendon se ka pasur sabotim.
“Ka qenë një tendencë e mazhorancës që të krijojë një relacion të tillë me partitë opozitare me qëllim të kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare. Partitë opozitare e kanë vërejtur se me kalimin e marrëveshjes ndërkombëtare në Kuvend ne iu kemi përveshur punës, e kemi konsistuar komisionin dhe kemi vazhduar. Ideja e sabotimit unë mendoj se nuk duhet të vijë në konsideratë. Ka zgjatut më shumë sesa e kemi menduar për arsye se u vonua krijimi i relacionit të tillë për të kaluar në marrëveshje ndërkombëtare. Çështja tjetër që ndërlidhet me sektorin e energjisë unë mendoj që janë organet hetimore të cilat janë duke e bërë punën e vetë qoftë në rastin e ambasadorit (Martin Berishaj) qoftë në çështje tjera. Ato duhet ta japin fjalën e tyre, në asnjë rrethanë nuk përjashtohet prej fushëveprimtarisë si institucion edhe si deputetë që ne të ushtrojmë mandatin tonë edhe të bëjmë hetim parlamentar për çështje që ne mendojmë”.
Hyseni është arsyetuar edhe për formimin e komisionit hetimor nga ana e partisë në pushtet.
“Hapat në të cilët zhvillohet komisioni hetimor ose puna në komisionin hetimor janë shumë të qarta konform ligjit dhe unë mendoj që dikush prej deputetëve nuk është korrekt me ligjet, me punën që është duke e zbatuar me punën e vetë në kuvend prandaj janë zgjedhjet për të ia dhënë verdiktin çdo katër vite së sa korrekt ka qenë qoftë me vullnetin e qytetarëve qoftë me punën që parashihet në kuvend, nuk mendoj që kjo loja në norma mund të na sjellë në situatë më të mirë dhe me ndonjë hetim parlamentar më kualitativ, vijmë te pika se secili deputet të përfill legjislacionin i cili është i paraparë dhe mandej mbi këtë bazë të bëjë punën e komisioneve hetimore. Komisioni hetimor parlamentar nuk kërkon përgjegjësi individuale nga cilido çështja e dërgimit të raportit përfundimtar hetimor është në çështje diskrecioni pra mund ta dërgojë në prokurori nëse ka gjetje por edhe vetëm mund të evidentohet përgjegjësia institucionale në raport me shkeljet e supozuara që mund të kenë ndodh”, u shpreh Hyseni.
E deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka thënë se asnjëherë nuk kanë pasur për qëllim ndërhyrjen në drejtësi. Ka thënë se nga “mëngjesi deri në darkë”, gjyqësori atakohet nga Qeveria e Lëvizja Vetëvendosje. Ai ka thënë se partia në pushtet i beson gjyqësorit kur vjen puna te mosformimi i komisioneve hetimore.
“Ne në asnjë rast, pushtetet janë të ndarë, detyrat janë të ndara, ligji është i qartë as nuk kemi pas mundësi ta pengojmë por ajo çka është e vërtetë është se mazhoranca nga mëngjesi e deri në mbrëmje nga kryeministri e deri te deputeti i fundit, gjyqësorin e trajtojnë si të huaj si të kapur, si të pabesueshëm kur vjen puna të komisioni hetimor parlamentar për rezerva sot prokuroria dhe gjyqësori ta kryejnë punën e vetë tani i besojnë për mos më hy në punën e mëtutjeshme pra ai i besojnë gjyqësorit apo nuk i besojnë në rastin konkret të rezervat shtetërore donim t’i besonin derisa nuk e funksionalizuan komisionin hetimor nuk kemi pasur mundësi ta pengojmë nuk ka pasur tendencë dhe nuk e lejon ligji me e pengu”, u shpreh Shala.
KDI do të vazhdojë diskutimet (videocast) me vendimmarrës dhe aktorë të tjerë, lidhur me çështje të cilat janë në interes të publikut – përfshirë integritetin, transparencën dhe llogaridhënien institucionale.