Mëngjesin e së premtes numër i madh i qytetarëve kanë pritur në radhë para komunës së Prishtinës për t’u pajisur me dokument..
Për shkak të grevës së përgjithshme në sektorin publik ata janë detyruar që të kryejnë shërbime në aparatin digjital që gjendet para objektit të komunës.Bajram Balaj ankohet se nuk po mund të pajiste me dokumentet që i nevojiten, por shpreson që të hënën të fillojë puna në komunë.
“Ku e di unë pse janë në grevë ndoshta kanë arsye. Nëse nuk muj sot e nxjerri të hënën”.“Është e drejtë mu mbajt greva. Qeveri i dinë ato punë”.
Ndërsa Ali Kadriu nuk i përkrah grevat, duke shtuar se nevojitet certifikata e tatimit në pronë për të udhëtuar.
“Unë kom ardh me nxjerr tatim. Besoj qe albini do të na ndihmojë. Shumë keq që nuk mundem me nxjerr tatimin se duhet me udhëtuar”.
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës ka njoftuar se kanë hyrë në grevë të përgjithshme, për shkak të mos realizimit të kërkesave të tyre për mbështetje prej 100 eurove.