Dita botërore kundër korrupsionit

E publikuar: 09/12/2016 08:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 31 tetor të vitit 2003 miratoi Konventën kundër Korrupsionit, e cila ka hyrë në fuqi në dhjetor të vitit 2005.

Kuvendi i caktuar e vendosi datën 9 dhjetor si Dita Ndërkombëtare Anti-Korrupsion, për të rritur ndërgjegjësimin kundër korrupsionit dhe luftimin e parandalimin e tij.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, ka dhënë mesazh se lufta kundër korrupsionit po vazhdon edhe duhet ende punë për ta zhdukur atë.

Ai po ashtu bëri thirrje që çdo komb ta ratifikojë dhe ta zbatojë konventën e OKB-së kundër korrupsionit.

Korrupsioni është fenomen social, politik dhe ekonomik që ekziston në sajë të një zinxhiri njerëzish. Ai dëmton demokracinë, pengon funksionimin e ligjit dhe shtetit ligjor, fuqizon burokracinë dhe përqendron pushtetin në duart e pak vetave. Korrupsioni largon investitorët vendas dhe të huaj sepse shton kostot e biznesit dhe spraps sipërmarrësit.