Distria Krasniqi kalon në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

E publikuar: 23/04/2025 13:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Xhudistja jonë, Distria Krasniqi ka kaluar në gjysmëfinale në garat deri në 52 kilogramë, të Kampionatit Evropianit të xhudos që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Distria i nisi garat pa luftë në raundin e parë, ndërsa në raundin e dytë apo në fazën e 1/8-tës pati punë me kundërshtaren serbe, Milica Nikolic, të cilën e mposhti pas një dominimi.

Xhudistja pejane ishte e papërmbajtshme edhe në çerekfinale ndaj xhudistes holandeze, Naomi van Krevel.
Në këtë luftë, Distria fillimisht mori një pikë me ‘ëaza-ari’, pastaj e mposhti me ippon duke kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Vlen të theksohet se në Kampionat Evropian garoi edhe xhudistja jonë tjetër, Laurine Gashi, e cila u eliminua në rrethin e parë.