Distria Krasniqi ka arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Tokyo 2020”
Distria Krasniqi ka fituar dy duele për të arritur në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike, “Tokyo 2020”.
Krasniqi në duelin e parë e mposhti xhudisten kineze, Lin Chen Hao në minutën e parë të përballjes.
Në duelin e dytë ajo pati përballë brazilianen Gabriela Chibana, ndaj të cilës triufmoi me rezultatin 10 -0 ku në fund e mopshti me IPPON.
Distria është vetëm një duel larg medaljes, ajo do të përballet në kuadër të gjysmëfinales në orën 10:00 të kohës tonë lokale.