Pasagjerët shumë shpejt do të mund të udhëtojnë nga Sydney në Melbourne për më pak se 40 minuta, dhe atë fal trenit të shpejtë që pritet të futet në funksion.
Treni i njohur si “kapsula” do të udhëtojë me shpejtësi të madhe nga Adelaide në Brisbane, duke përshkruar kështu 1,220 kilometra dhe duke kaluar nëpër qytetet kryesore të Australisë, transmeton Telegrafi.
Udhëtimi nga Adelaide në Melbourne apo nga Sydney në Brisbande do të zgjat vetëm 30 minuta. Udhëtimi nga Melbourne në Canberra pritet të përshkohet me trenin e shpejtë për vetëm 23 minuta, kurse të gjithë pasagjerët që nisen nga Canberra dhe udhëtojnë për në Sydney do të mund të arrijnë në destinacion për vetëm 14 minuta.
Propozimi për ndërtimin e hekurudhës për trenin e shpejtë është prezantuar para qeverisë federale, kurse i pari që një projekt të tillë e kishte propozuar është miliarderi amerikan Elon Musk, që në vitin 2012 që e kishte quajtur projektin “Hyperloop”. /Telegrafi/