Kryeparlamentari Kadri Veseli i cili po qëndron për vizitë në Francë është shprehur jashtëzakonisht i kënaqur me pritjen që i është bërë.
Ai është takuar me Kryetarin e Asamblesë Nacionale të Francës, Claude Bartolone, ku ndër të tjera është diskutuar për një marrëveshje prej 62 milionë eurosh për trajtimin e ujërave të zeza, ka bërë të ditur Veseli përmes një postimi në Facebook.
Më poshtë është postimi i plotë i tij.
“Jashtëzakonisht i nderuar me mikpritjen e Kryetarit të Asamblesë Nacionale të Francës, Claude Bartolone, me të cilin sot në Paris pata një bisedë të frytshme bashkëpunimi. Kosova do të vazhdojë ta ketë kujdesin e veçantë të Francës. Me z.Bartolone diskutuam edhe për një marrëveshje prej 62 milionë eurosh për trajtimin e ujërave të zeza, ndërsa pata kënaqësinë që investitorët francezë t’i ftoja në vendin tonë” shkruan Veseli.




















