Vajza me origjinë nga Libani, ka rrëfyer se gjatë ndeshjes është goditur nga disku i hokejit dhe si pasojë do të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale në njërin prej gjinjve të saj.
Khalifa po shihte ndeshjen e Washington Capitals kur disku theu xhamin dhe goditi gjirin e saj të majtë.
“Isha ulur pas xhamave dhe gjithçka ishte e papritur, nuk e kuptova se nga erdhi. Kapa gjoksin tim dhe nuk doja ta lëshoja sepse ndihesha sikur do të shpërthente gjaku”, tha ajo, përcjell Shqip.
Megjithatë, 25-vjeçarja ka treguar se topin që preku gjoksin e saj do ta mbajë për kujtim.



















