Diskriminimi shkak për braktisje në Oscar

E publikuar: 19/01/2016 08:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Drejtori i filmit Spike Lee dhe aktorja Jada Pinkett Smith kanë deklaruar se nuk do të
marrin pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar muajin e ardhshëm për shkak të
nominimeve “të të bardhëve”. Në nominim ishte dhe filmi “Straight Outta Compton” dhe
aktori Will Smith. Bashkëshortja e tij Jada Pinkett Smith tha në një videomesazh në
Facebook se ajo nuk do të merrte pjesë.
“Të lutesh për njohje, ose thjesht të kërkosh, të ulë dinjitetin dhe të zvogëlon pushtetin,”
tha ajo.

Smith dhe drejtori i filmit Spike Lee i bënë këto njoftime në ditën e Martin Luther King, një
festë kombëtare në Shtetet e Bashkuara për të kujtuar udhëheqësit e të drejtave civile.

Vitin e kaluar ka pasur thirrje të ngjashme për bojkotin e ceremonisë, por këta të dy janë
figurat e para me një profil kaq të lartë.
Presidentja e Akademisë Cheryl Boone Isaacs tha se vlerëson punën e mrekullueshme të
të nominuarve, por që ishte “zemërthyer” për shkak të mungesës së diversitetit. Ky është
viti i dytë që ndodh ky fenomen. “Është e nevojshme të bëjmë më shumë, më mirë dhe më
shpejt,” tha Cheryl Boone Isaacs, e para afro-amerikane që mban këtë rol.

Hashtagu #OscarsSoWhite po përdoret shumë që prej ditës së shpalljes së nominimeve
për këto çmime.