Disiplina do të hetojë derbin Tirana-Partizani

E publikuar: 05/12/2016 19:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit do të hetojë ngjarjet e ndodhura të enjten e kaluar në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, ku ndeshja u ndërpre në minutën e 63-të për shkak të mungesës së energjisë në stadium, për t’u luajtur pjesa e mbetur një ditë më pas në orën 14:00.

Klubi i Partizanit bëri një kërkesë në FSHF për të fituar ndeshjen në tavolinë dhe për heqjen e licensës së stadiumit “Selman Stërmasi” dhe Komisioni i Disiplinës këtë të hënë vendosi çeljen e një hetimi të përgjithshem disiplinor për këtë ndeshje. Disipliona ka ngarkuar sektorët përkatës të FSHF për të mbledhur fakte dhe prova rreth problematikeve të vërejtura. Gjithsesi nisja e hetimit jo detyrimisht do të thotë që i jepet të drejtë klubit Partizani, përkundrazi do të merren në konsideratë provat përpara se të dilet në një vendim.