Anëtarët e Parlamentit Evropian në Strasburg u paralajmëruan të enjten të mos pinë ujë nga shishet e shpërndara brenda hapësirave të brendshme, pasi njerëzit u sëmurën, duke dyshuar se bëhet fjalë për “shishe të ndotura”.
“Ju kërkohet të mos pini nga asnjë shishe uji në ambientet e PE në Strasburg”, thuhej në një mesazh me tekst urgjent dërguar mijëra punonjësve dhe politikanëve, shkruajnë mediat e huaja.
SMS dha një numër mjekësor të urgjencës për t’u kontaktuar “në rast ekspozimi” dhe tha se shishet u shpërndanë edhe në zyrat e presidentes Roberta Metsola.
Shërbimi për shtyp i Parlamentit Evropian theksoi se autoritetet franceze ishin informuar për këtë çështje.
“Kontrollet e duhura janë duke vazhduar”, shkruan shërbimi i shtypit. “Mesazhi paraprak është dërguar në kuadër të detyrës së kujdesit të institucionit”, shtuan ata.
The European Parliament in Strasbourg has issued an alert to MEPs and staff over suspected water contaminationhttps://t.co/arNzbSoEsC
— RTÉ News (@rtenews) December 14, 2023
Një zyrtar i BE-së ka bërë të ditur se një numër njerëzish ishin sëmurë, por që atëherë u shëruan pasi kishin pirë ujë në shishe, ndoshta nga një shishe qelqi e larë keq.
Ndërtesa e Strasburgut prej kohësh ka një problem me sigurinë e ujit të pijshëm, por normalisht nga çezmat, vë në pah Politico.