Aktualisht një temat më të komentuara në botën e futbollit është prishja e raporteve mes Paul Pogbas dhe Jose Mourinhos.
Francezi u fut i buzëqeshur në qendrën stërvitore, teksa përshëndeste të gjithë, por kur iu afrua Special Ones buzëqeshja e tij u ndal.
Disa tifozë besojnë se kanë arritur të lexojnë buzët e Mourinhos dhe menjëherë i kanë postuar aludimet e tyre në rrjetet sociale.
Fjalët që Mou besohet se ia ka thënë Pogbas janë: “Paul, dil jashtë” dhe tjetra drejtuar stafit të tij, “Dërgojeni Paulin në shtëpi”.
Prishja e raporteve mes trajnerit dhe mesfushorit të Manchester Unitedit ka ardhur pasi ky i fundit publikisht në disa intervista ka kritikuar lojën e skuadrës.
Jose Mourinho dhe Paul Pogba teksa ky i fundit u zëvendësua ndaj Burnley FC © (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)
Ndërsa arsyeja tjetër është se dëshiron t’i bashkohet Barcelonës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mourinho është një nga trajnerët më karakter më të ashpër dhe ai nuk e lejon asnjë lojtar të ketë qëndrime mbi klubin. /Telegrafi/
Postimet e tifozëve në Twitter:
“Paul, get out… Someone take Paul home.”
– José Mourinho directly speaking to Paul Pogba at Man Utd training this morning… all is not well. pic.twitter.com/EMDUEb0Sn4
— FourFourTweet (@FourFourTweet) September 26, 2018
The extended version of the Mourinho and Pogba incident at Carrington today. Listen between 0.25-0.29… Jose can be heard saying “Paul, get out”. #mufc [@MUnitedFrance] pic.twitter.com/MtCR1FKvqt
— United Xtra (@utdxtra) September 26, 2018
at 1:00 he also tells the guy to ‘take Paul home’…
— ryan (@AndrinhoUtd) September 26, 2018


















