Mbiemri më i përhapur në Brazil është Silva. Shumë i përhapur si mbiemër edhe në Portugali, Silva iu dha qindra skllevërve që u sollën në vend gjatë periudhës së kolonizimit.
Sao Luis, kryeqyteti i Maranhaos, është i vetmi qytet brazilian i themeluar nga francezët. Emri i qytetit është vënë në nder të Luigjit të 13 të Francës. Përpara arritjes së europianëve, vendi ishte i banuar nga indianët Tupinambas.
Skuadra e futbollit të Brazilit është e vetmja skuadër që ka marrë pjesë në çdo Kupë Botërore. Aktualisht, Brazili ka fituar pesë Kupa Botërore: 1958, 1962, 1970, 1994 dhe 2002. Çdo qytet brazilian ka të paktën një stadium futbolli.
Pica është padyshim ushqimi më i preferuar i shumë “paulistasve” (banorëve nga Sao Paulo). Sipas një studimi të kryer nga Shërbimi i Ushqimit, rreth 1.5 milionë pica konsumohen çdo ditë në Brazil dhe shteti i Sao Paulos është përgjegjës për konsumin e 800 mijë të tillave.
Një nga pikat më tërheqëse të Rios, mali Sugarloaf, mendohet se është i përbërë nga një bllok i vetëm graniti 6 milionë vjet i vjetër, që mendohet se vjen nga ndarja e Amerikës Jugore dhe Afrikës.
Angra dos Reis është një bashki braziliane e ndodhur në jug të Rio de Zhanejros dhe përfshin një territor prej 365 ishujsh, nga një për çdo ditë të vitit.
Me mbi 80 specie të ndryshme, Brazili ka më shumë specie majmunësh se çdo shtet tjetër i botës.
Brazili është shtëpia e Pyllit të Amazonës, që është 2.3 milionë milje katrorë, ku jetojnë akoma fise indiane.
Brazili është 100 për qind i pavarur në prodhimin e energjisë që shpenzon.
Brazili ndodhet në tri zona të ndryshme kohore dhe kufizohet me të gjitha shtetet e Amerikës Latine, përveç Kilit dhe Ekuadorit.
Në Brazil gjenden 13 qytete me nga një milion banorë secili.
Brazili është i vetmi vend i Amerikës Jugore që flet portugalisht.
Statuja e Krishtit në Rio është një nga shtatë mrekullitë e botës.
Festivali i Karnavaleve të Brazilit është më i famshmi në botë.
Deri në vitin 2023, mendohet se ekonomia e Brazilit do të ketë arritur masën e asaj të Gjermanisë.
Modelet braziliane konsiderohen si më të bukurat në botë.
Bikini brazilian u shpik në vitin 1987 nga shtatë motra braziliane që jetonin në Nju Jork.
Brazili është vendi i nëntë në botë për numrin e miliarderëve.
Ekziston një diferencë e madhe midis pjesës së pasur dhe asaj të varfër të shoqërisë. Në një anë të qytetit gjenden ndërtesa të larta e luksoze dhe në anën tjetër mund të shihen barakat e të varfërve.
Baret që shërbejnë pije janë fantastike. Frutat ekzotike që gjenden me shumicë në vend, ofrojnë një larmishmëri shijesh dhe freskish.
Gjuha angleze nuk është shumë e përhapur, ndryshe nga sa mund të mendohet. Mosnjohja e anglishtes është e theksuar veçanërisht në qytetet jashtë Sao Paulos dhe Rio de Zhanejros.
Brazilianët janë njerëz shumë të afrueshëm dhe aspak të ndrojtur. Ata pëlqejnë t’i shprehin ndjenjat dhe mendimet edhe te të panjohurit.
Puthja e të panjohurve është një zakon i vendit për të ofruar mirëseardhjen dhe për të nxitur miqësi të reja.