Nëse jeni një çift që dëshironi fëmijë, më poshtë janë të paraqitura disa këshilla për të rritur shanset e shtatëzanisë.
Spermatozoidet e meshkujve mund të mbijetojnë në trupin e një gruaje mesatarisht 2-3 ditë. Kurse qelizat vëzore të një gruaje kanë një jetë maksimale prej 12-24 orë dhe atëherë gruaja është pjellore. Marrëdhënia ideale që mund të çojë deri tek ngelja me barrë është dy orë para ovulacionit.
Në seks është i vlefshëm ligji i gravitetit. Sigurisht që nuk mund të ngeleni shtatzënë në marrëdhënie me pozitën në këmbë, pasi që atëherë distanca nga spermatozoidët deri tek qelizat vëzore kanë një rrethanë rënduese. Në këtë mënyrë sperma del jashtë vaginës e në fakt është dashur të rrjedh brenda saj. Nëse dëshironi të ngeleni shtatzënë, duhet shmangur këtë pozitë, ose kur gruaja është përmbi.
Zgjedhni një pozicion ku që të dy jeni të shtrirë në një anë dhe burri është pas juve.
Gratë që kanë qënë të mbrojtura për një kohë me kontraceptive nuk kanë nevojë që të presin më shumë se femrat tjera për të mbetur me barrë. Me përfundimin e përdorimit të kontraceptivëve pak kohë duhet për t’u rivendosur cikli, por zakonisht që në ciklin e parë vjen deri të ovulacioni. Besohet se femrat pas ndërprerjes së përdorimit të kontraceptivëve mund të jenë më pjellore dhe të kenë deri në dy ovulacione në muaj.
Nëse ju jeni më aktiv gjatë natës, e pëlqeni jetën e natës apo nëse punoni gjatë natës dhe flini gjatë ditës kjo mund të ndikoj në ciklin tuaj dhe pjellshmërinë, sepse ju mungon drita diellore. Në këtë rast, trupi juaj prodhon hormon melatonin, i cili e vë trupin për të fjetur, e shtynë dhe parandalon ovulacionit.
Shpeshtësia e orgazmës dhe derdhjes, rrit cilësinë e spermës, që do të thotë se për cilësinë e spermës abstinenca nuk ka kuptim.
Përdorimi i tepruar i alkoolit tek gratë mund të çrregullojnë ciklin, e cila mund të shpie deri tek vonesa dhe mungesa e menstruacioneve dhe kjo shkakton vonesa dhe mungesa të ovulacionit. Tek burrat, alkooli ndikon keq në hormonet që prodhojnë spermëtozoide dhe numrin e tyre. Pra, duhet shmangur përdorimin e tepruar të alkoolit.
Gratë që duan të mbeten shtatzënë mund të udhëtojnë lirisht, por jo në vendet ekzotike, sepse klima dhe vaksinimi mundshëm mund të çrregullojnë organizmin dhe e hudhin jashtë bilancit dhe prishin ciklin.
Një dush i ftohtë redukton numrin e spermatozoidëve, kurse një dush i ftohtë para marrëdhënieve mund të prish maturimin e spermës edhe deri në tre muaj. Nga ana tjetër, një dush i nxehtë mund të zvogëlojë prodhimin e spermës dhe të dëmtoj atë.
Një grua mund të mbetet shtatzënë edhe nëse nuk e përjeton orgazmën, por një orgazmë mund të rrisë shanset e ngeljes shtatzënë duke pasur parasysh se tkurrja e mitrës tërheq spermozoidët tek qeliza vëzore.
Sa është paraloja interesante aq është edhe e rëndësishme për lagështi vaginale, e cila ndikon në depërtimin dhe futjen e spermës në vezë.
Duhet të jeni të shëndetshëm gjatë dimrit dhe të fortësoni sistemin tuaj imunitar në mënyrë të natyrshme, përgatitjet kundër gripit parandalojnë formimin e lagështisë së organeve gjenitale e cila është e pafavorshme për të ngelur me barrë.
/k/