Pasagjerët e një aeroplani ishin pushtuar nga frika dhe luteshin që të shpëtojnë gjallë, kur nga turbulenca e madhe një dritare e aeroplanit ra në ulëse.
Aeroplani i tipit Boeing 787 Dreamlines i mbushur me pasagjerë aterroi pa kurrfarë problemi, edhe pse gjatë udhëtimit u kishin dalë disa probleme të papritura, transmeton Telegrafi.
Disa sekonda para se të aterronte në pistë, aeroplani që kishte fluturuar në 4500 metra lartësi, ishte prekur nga turbulencat që kishin bërë që një dritare e vogël të bie në ulëse.
Për fat të mirë askush nuk është lënduar, edhe pse brenda aeroplanit të aviokompanisë indiane Air India janë ndjerë lëkundje të mëdha.
Në një video amatore, shihet një pasagjere e cila mundohet ta vë në vend dritaren, ndërsa pasagjerët tjerë nuk guxonin të lëviznin nga frika. /Telegrafi/