Ne e dimë se të qenurit kreativ na bën më të lumtur dhe më të shëndetshëm. Këtu janë 10 mënyra për ta ndezur kreativitetin brenda teje, provoje të paktën njërën.
Mënyra që kërkojnë 10 minuta apo më pak:
Shkuraj më dorë – autorët e ‘The Creativity Cure’ , na këshillojnë që ti larghemi Microsoft Word-it, dhe ta kapim lapsin. Nganjëherë e gjithë eksperienca e shkrimit me dorë – ngjyra e saj në duart tona, era e fletores – është e gjitha qka na nevojitet për të na aktivizuar kreativitetin.
Mendo për diçka të largët – hulumtimi tregon se, mendimi për diçka të largët, si pikturimi në mendje se si do të duken malet e vendit tënd në dimrin e vitit 2022, të thellon në imagjinatë.
Shtriju – njerëzit janë më të aftë në zgjidhjen e anagrameve përderisa janë të shtrirë, sesa kur janë në këmbë.
Ushtroji sytë – lëvizja e syve lartë poshtë, majtas, djathtas, ndihmon bashkëveprimin në mes hemisferës së djathtë dhe të majtë të trurit, e cila e gjallëron mendimin krativ.
Mënyra që kërkojnë 30 minuta apo më pak:
Kalo kohë jasht – të kujtohet koha kur ke qenë fëmjë, ke luajtur në lagje, dhe ke krijuar lojra dhe aventura në mendjen tënde? Ktheje atë ndjesi prapa duke dalur në gjelbrim. Të qenurit në natyrë, prekë të 5 shqisat e njeriut.
Bëhu social – Kur kalojmë kohë me njerëzit që u besojmë, kemi shansa të kemi biseda më të thella. Këto biseda zakonisht të çojnë në mendimin kreativ, sepse jemi në gjendje të jemi vetvetja dhe të bisedojmë për pasionet tona.
Provo diçka të re – bërja e diçkaje të re, qoftë ajo marrja e një rruge tjetër për të shkuar në punë, ta dërgon mendjen në një gjendje tjetër e cila të ndihmon në ndezjen e kreativitetit.
Luaj video lojra – Ja ku e ke një arsyetim për të qëndruar kohë të gjatë para kompjuterit: Video lojrat, të cilat inkurajojnë energji pozitive (Wii Tennis, e jo lojra të dhunshme), munden gjithashtu të i japin shtysë kreativitetit.
Fli – në qoftë se po mundohesh të zgidhësh një problem, e nuk mundesh, atëherë fli – mund të gjesh zgjidhje më të mirë në mëngjes. Gjumi largon toksinat e mbetura në tru, dhe ‘rigjallëron’ trurin.