Disa mënyra për tu mbrojtur nga astma

E publikuar: 12/04/2015 15:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Personat të cilët vuajnë nga astma duhet të bëjnë kujdes në konsumimin e ushqimeve. Ata këshillohen të pijnë sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës. Uji me mjaltë dhe limon është një element tjetër që ndihmon në zbutjen e fytit dhe gjatë natës është e rëndësishme mbajtja pranë e një gote uji.

Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin. Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që shkaktojnë astmë.

Evitoni jetesën në ambiente të lagështa dhe mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë. Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin. Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.