Disa lagje në Prishtinë do të mbeten pa furnizim me ujë

E publikuar: 12/05/2022 21:03
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Prishtina” njofton konsumatorët e lagjeve “Dardania”, “Lakrishte” dhe një pjesë të lagjes “Kalabria” në Prishtinë, se do të kenë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm sonte nga ora 20:00.

Arsyeja e ndërprerjes së furnizimit ndërlidhet me detektimin e një rrjedhje uji nga gypi DN 200 mm.

“Për ta kryer sanimin e defektit së pari është i domosdoshëm detektimi ngase operatorë të tjerë kanë vendosë gypa mbi gypat e ujit, andaj nevojitet identifikimi i saktë i rrjedhjes”, thuhet në njoftim.

Ndërprerja e furnizimit me ujë varet nga ndërlikueshmëria e rastit, por KRU Prishtina beson se kjo mund të zgjasë tri deri në katër orë./InfoSot/