Në shtatzëni zakonisht ritmi gjumit shpesh rrënohet, ndërsa me rritjen e barkut zvogëlohet mundësia që gruaja shtatzënë të flejë disa orë pa u zgjuar.
Që nëna e ardhshme të kalojë natën sa më qetë, pranë krevatit të rehatshëm, duhet të gjej një pozitë adekuate për gjumë.
Ja disa këshilla për shtatzënat të cilat mundësojnë pushim të rehatshëm gjatë natës. Gjumi i qetë dhe i rehatshëm është i nevojshëm për secilën grua shtatzënë sepse para saj është një periudhë plot me sfida dhe brenga.
Si fillim errësoni dhomën, vëni mbulesa të pastra dhe largoni kompjuterin prej dhomës ku fleni.
1. Jastëkët
Vendosni disa jastëkë dhe shtrihuni mbi ta. Kjo do të duhej ta largojë foshnjën nga diafragma juaj, të zvogëlojë shtypjen dhe të lehtësojë frymëmarrjen tuaj. Mushkëritë do të jenë më të lira dhe nuk do të keni ndonjë dhembje apo parehati.
2. Uji
Konsumoni ujë të mjaftueshëm gjatë ditës por shmangni konsumimin e ngarkuar të lëngjeve pas orës 18. Në këtë mënyrë parandaloni që legeni juaj të jetë i mbushur gjatë kohës kur jeni duke pushuar dhe do të shkoni me rrallë në toalet. Mos pini kafe, sepse kafeina do të ju mundojë po ashtu.
3. Qumështi
Para gjumit pini një gotë qumësht të pasterizuar. Laktoza në qumësht është sheqeri i cili stimulon insulinën që ndihmon proteinat, siç është triptofani në qumësht ku hyn në tru, kjo lehtëson të flini. Nëse laktozën nuk ju tret lukthi lehtë, siç është rasti me shumë shtatzëna, provoni qumështin e sojës apo orizit.
4. Temperatura
Çkyçni klimën apo ngrohësen nga dhoma e gjumit. E rëndësishme është që t’i kontrolloni para se të flini. Trupi lëshohet më lehtë në ambient të freskët. Përveç kësaj, shtatzënat shpesh e kanë të nxehtë, prandaj keni kujdes me temperaturën e dhomës.
5. Ilaçet
Nëse problemi me gjumin e dëmton shëndetin tuaj dhe të foshnjës konsultohuni me mjekun – ndoshta është e nevojshme që të merrni ndonjë ilaç që ndihmon. Ekzistojnë ilaçe të cilat i lejohen shtatzënave, madje edhe të porsalindurve, por keni kujdes dhe në çfarëdo rasti konsultohuni me mjekun tuaj.
6. Flini në një anë
Shtrihuni anash. Preferohet në anën e majtë, sesa në të djathtën sepse më lehtë qarkullon gjaku drejt mitrës. Në bark nuk do të mund të flini, por shmangni edhe pushimin në shpinë – në atë pozitë pesha e mitrës shtyp enët e gjakut të cilën e ushqejnë placentën dhe zemrën.