Disa fakte interesante për vaginën +18 (Foto)

E publikuar: 06/09/2015 00:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për penisin flitet shumë, ndërkohë që për vaginën nuk ndodh kështu.

Autorja e njohur, Goedele Liekens, që ka publikuar libra bestseller për seksin, thotë se gjatë një studimi është zbuluar se nëntë në dhjetë gra kanë turp për vaginën e tyre.

Një e katërta e tyre nuk e ka parë kurrë në pasqyrë vaginën e saj.

Në librin e saj të fundit, ajo ka sjellë disa fakte shumë interesante për vaginën.

-Një në tre gra mendon se tamponët mund të humbasin brenda në vaginë. Ky është thjesht një mit.vagina187

-Vagina është nga 7.5 deri në dhjetë centimetra e gjatë.

-Ka shumë femra që e teprojnë me higjienën vaginale. Por kjo është thjesht e panevojshme, madje mund të shkaktojë probleme gjatë seksit, përfshi këtu dhimbje.

-Në Greqinë e lashtë, aristokratet e reja zhvirgjëroheshin me një penis guri përpara martesës. Në Indi këtë e bënin disa priftërinj.

-Në Mesjetë meshkujt mendonin se mund të shëroheshin nga sifilizi, nëse bënin seks me një virgjërshë. Në Afrikën e Jugut sot meshkujt mendojnë se seksi me një virgjëreshë të shëron nga SIDA.

-Njësoj si me flokët, edhe qimet e vaginës janë të ndryshme nga njëra femër në tjetrën.vagina-0ib

-Rekordi për qimet më të gjata në një vaginë është plot 71.12 centimetra.

-Nuk është e vërtetë se një vaginë e rruar plotësisht është më higjienike.

-Në shekullin e 16-të, aristokratet kujdeseshin që qimet e vaginës të ishin sa më të gjata.

-Në disa kultura, gratë lyhen me sekrecionet e vaginës pas veshit, për të joshur meshkujt me aromën e tyre gjatë vallëzimit.

-Aciditeti i vaginës është i një cilësie të krahasueshme me verën e kuqe. Për këtë shkak, patogjenët kanë një mjedis jo shumë të përshtatshëm.

-Meshkujve në Afrikën e Jugut u pëlqen seksi i thatë. Femrat e thajnë vaginën e tyre me duhan, detergjentë apo edhe bimë të ndryshme. Por kjo bën që vagina të marrë plagë. Kështu shtohet edhe rrëziku për sëmundje.

-Ëndrra të lagështa? Nuk i kanë vetëm meshkujt. Edhe 40 përqind e femrave thonë se kanë përjetuar një ëndërr të tillë.

-Në disa pozicione seksuale, në vaginë futet ajër, çka bën që të shkaktohet një zhurmë.

-Nëse muskujt e legenit janë shumë të tensionuar, nuk mund të bësh seks. Kjo quhet edhe vaginizëm. Arsyet janë kryesisht psikologjike.

-Për të shmangur infeksionin vaginal, femrat duhet të shmangin pantallonat e ngushta, të mos ecin për një kohë të gjatë me rroba të lagura, të mos përdorin peshqirë të huaj dhe të heqin dorë nga lines apo tamponat e pa-parfumuar.

-Në ishullin Mangaia, burri duhet të bëjë që gruaja të kalojë tre orgazma, përpara se të derdhë vetë. Ndryshe ai quhet i dështuar.

-Vagina me dhëmbë (vagina dentata) është një mit në shumë kultura. Meshkujt druhen se do kastrohen nga vagina. Është thjesht përrallë.

-Orgazma e femrës zgjat më shumë se e mashkullit: deri në 43 sekonda me 25 kontraktime.

-A ekziston pika G? Kjo është një nga pyetjet që mundon shumë shkencëtarët. Nuk ka një përgjigje definitive. Ndaj kërkojeni.

-Një studim kontrovers thotë se gratë me shkollim më të mirë e shijojnë më shumë seksin oral.

-Në fund të shekullit të 19, krijuesi i drithërave J.H. Kellog, dyshonte se nëse femrat masturbojnë shumë, mund të derdhin fenol të pastër.

-Disa ekspertë thonë se nëse vagina goditet me hidhra të freskëta, kjo sjell orgazma intensive. Uau!

-Një grua e shëndetshme ka 35 deri në 40 vite perioda. Mesatarisht gratë janë 450 herë me ato.

-Vetë burrat urinojnë në këmbë? Falë P-Mate, këtë gjë mund ta bëjnë edhe gratë tani.
Lexo më shumë në: http://www.kosovarja-ks.com/disa-fakte-interesante-per-vaginen-2/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright