Ella Washington, 89-vjeçe, nga SHBA-të, ka diplomuar në universitetin Liberty të Virginia, por ajo thotë se nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi dëshiron të vazhdoj studimet dhe të regjistroj edhe magjistraturën.
Siç raportojnë mediat amerikane, ajo ishte e martuar shumë e re dhe kishte krijuar familje. Dhe për shkak të angazhimeve të shumta nuk kishte mund të vazhdojë shkollimin, dhe prej atij momenti i kishte mbetur “pikë në zemër”, transmeton Telegrafi.
Për shumë vite ka punuar si pjesëtare e sigurimit në Pentagon, dhe më pas është shkolluar dhe është bërë infermiere në domin e pleqve, ku kishte punuar deri para 6 viteve.
Hey #ProudLUAlum! Check out Ella Washington, who worked full time and put her 12 children through school and never abandoned her educational goals! https://t.co/mY4vnsE5IR pic.twitter.com/48ruZOx0cJ
— Liberty Alumni (@LibertyUAlum) May 24, 2018
“Asokohe nuk ka pasur shumë mundësi punësimi për afro-amerikanët, por ajo kurrë nuk u dorëzua dhe punoi punë të ndryshme që të na e sigurojë kafshatën e gojës”, ka deklaruar bija e saj Elle Mitchelle.
Ajo ka shtuar se si nëna i kishte mësuar të lexojnë, shkruajnë dhe llogarisin ende pa u regjistruar në shkollë.
Ella fitoi diplomën për infermiere në vitin 1978, kur ishte 49-vjeçare, ndërsa gjashtë vite më parë e bija mezi arriti ta bind që të regjistrohet në fakultet dhe të përfundojë studimet online në universitetin Liberty.
“E dua historinë, është lënda ime e preferuar. Secili person do të duhej të dinte historinë e tij dhe të mësoj shumë për të”, ka deklaruar Washington. /Telegrafi/