Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” sot ka organizuar ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së parë të Institutit të Shërbimeve të Aeroportit (Limak ASI).
Në këtë ceremoni marrën pjese edhe përfaqësues nga Qeveria e Kosovës, si dhe përfaqësuesit e ambasadave të huaja në Kosovë.
Limak ASI është themeluar në vitin e kaluar. Prej atëherë, 30 studentë të Universitetit të Prishtinës kanë diplomuar sot për shërbime aeroportuale nga projekti i Institutit të Shërbimeve të Aeroportit ,“Limak Asi”, në kuadër Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Këto diploma njihen edhe në shtete evropiane, studentët e diplomuar do të kenë mundësi të punësohen në mbi 100 aeroporte.
Drejtor i gjeneral i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”, Haldun Kokturk, gjatë kësaj ceremonie, tha se ky projekt i “Limak Asi”, e zgjeron rrjetin dhe bashkëpunimin e tij me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetit Publik “Bugaçegji”.
Ai tha se përmes këtij projekti studentët përgatiten dhe kualifikohen për ofrimin e shërbimeve aeroportuale, dhe brenda një kohe të shkurtër ata mund të zhvillohen kur të fillojnë punën.
E veçanta e këtij projekti, sipas kryesuesit të Bordit të Limak, NihatKozdemir, është në gjetjen e zgjidhjes së papunësinë në Kosovë, duke hapur vende të reja pune. Këta studentë do të kenë mundësinë që të punësohet në mbi 100 aeroporte.