Diplomati ukrainas: SHBA-të po na ofrojnë armë, kemi nevojë që bota të na ndihmojë

E publikuar: 24/02/2022 22:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba ka treguar se SHBA-të do t’i ofrojë Ukrainës armë të reja mbrojtëse.

Këtë e bëri të ditur pas një bisede telefonike që pati me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken.

“Bisedova me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken mbi mënyrat për të ndaluar luftën brutale të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Sekretari më informoi për sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Rusisë, si dhe planet për të ofruar armë të reja mbrojtëse për të ndihmuar Ukrainën të mbrohet. Ukraina nuk dorëzohet. Ne kemi nevojë që bota të na ndihmojë”, tha Kuleba në Twitter.

Kujtojmë se Rusia ka nisur sulmet ndaj Ukrainës nga fronte të shumta në mëngjesin e të enjtes, në një përshkallëzim dramatik ku shumë qytete u bombarduan nga ajri.