Diplomati Flamur Gashi tha se Gjykata Speciale në Hagë ka funksionuar dhe do të funksionojë.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se deputetët e Kosovës janë kërcënuar që të votojnë për krijimin e Gjykatës së Hagës.
Më tej ai theksoi se muajt e fundit të luftës në Kosovë janë vrarë personalitete ndërsa shpreson që e vërteta të dalë në dritë.
“Ditën që është votuar Gjykata, ka pasur njerëz që kanë qenë kundër votimit dhe kanë ardhur njerëz nga jashtë të cilët i kanë intimiduar dhe i kanë kërcënuar deputetët që duhet ta votojnë me patjetër Gjykatën Speciale. Gjykata ka funksionuar dhe po funksionon. Problemi është se këta zotërinjtë që janë në Hagë të dalin të pafajshëm do të dalë e pafajshme dhe pjesa e UÇK-së që kanë udhëhequr këta. Por nuk mundemi që ne mos fshihemi pas UÇK-së dhe as mos të fshihemi që të themi se nuk ka aktakuza. Janë mbi 10 personalitete që janë vrarë në muajt e fundit të luftës. Uroj të mbyllet njëherë e përgjithmonë kjo histori, të shfajësohen njerëzit”- tha ai.