Diplomatët më të fuqishëm në Kosovë pritet që sot gjatë ditës të zhvillojnë takime me kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin.
I pari që do të zhvillojë takim me kryeparlamentarin është ambasadori i SHBA-së, Greg Delawie, i cili pritet që në ora 11:15 të jetë kabinetin e Veselit, raporton “Zeri.info”
Ndërkohë në ora 12:00 me ambasadorin e Norvegjisë, Jan Braathu e pas gjysmëore Veseli, takohet me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connel.