Diplomat e Universitetit të Mitrovicës Veriore pranohen nga qeveria

E publikuar: 30/12/2015 10:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e saj mbajtur të mërkurën, ka votuar kriteret për lëshimin e certifikatave të shtetasve të Kosovës të cilët kanë marrë diploma universitare nga Universiteti i Mitrovicës së Veriut.

Pra të gjithë atyre që kanë marrë diploma nga ai universitet, nëse i plotësojnë kriteret e përcaktuara me këtë vendim, do t’iu pranohen diplomat,njofton Klan Kosova.

Me këtë rast zv.kryeministri Branimir Stojanoviq ka thënë se, megjithë vonesën, vendimi është për t’u përshëndetur.