Ish-kongresmeni amerikan Joseph DioGuardi gjatë nji interviste për gazetën “Zëri”, thotë me mburrje që ka gjak shqiptari.
DioGuardi, pranon se asht i zhgenjyem me të gjithë liderët politikë të shqiptarëve në Ballkan.
Pamvarësisht se lobimin për zgjidhjen e çashtjes së shqiptarëve e ban pa kurrfarë interesi financiar, DioGuardi thotë se nji angazhim i tillë nuk vlerësohet prej politikanët si Hashim Thaçi.
Gjatë kësaj interviste ai mes tjerash flet edhe për themelimin e Gjykatës Speciale, i kundërpërgjigjet akuzave ndaj tij të Petrit Selimit, etj.
DioGuardi ka theksu se flet me shqiptarët të cilët vijnë në Washington dhe i tregojnë se sa keq asht në Kosovë, ku ka 60 për qind papunësi.
Kjo asht çmendumi. Nëse nuk keni nji punë në Qeveri, atëherë nuk ka punë, as në bujqësi nuk ka asgja. Kosova nuk po eksporton asgja, perderisa Thaçi po kontrollon gjithçka. Ai ka njerëz këtu në Washington që e përkrahin, mbasi që ata bajnë para së bashku, ka thanë nder të tjera DioGuardi.