Dinari – “Srpska Lista” fton serbët që të protestojnë të hënën në mesditë

E publikuar: 10/02/2024 20:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lista Serbe ka ftuar të gjithë qytetarët e këtij komuniteti që të hënën të protestojnë në Mitrovicë të Veriut.

Ky organizim i tyre kundërshton vendimin e Bankës Qendrore të Kosovës për të ndaluar përdorimin e dinarit si mjet pagese.

“Lista Serbe mbështet protestat në Mitrovicë të Veriut, të paralajmëruara nga shoqata e pensioniste dhe në të njëjtën kohë ftojmë të gjithë qytetarët nga Kosova që të hënën më datën 12 shkurt nga ora 12:00 të marrin pjesë në këtë protestë demokratike kundër vendimit të regjimit në Prishtinë për të ndaluar dinarin dhe pagesat.” – thuhet në njoftimin e Listës Serbe.

Protesta thirret edhe për kundërshtimin e siç thuhet “militarizimit të veriut”.