Ngjanë sikur një imazh i përkryer kartolinash, pikërisht në kohën e festave të fundvitit.
Agjencia Evropiane e Hapësirës, Mars Express ka shpërndarë disa fotografi magjepsëse, të realizuar në planetin e kuq, transmeton Telegrafi.
Në to shfaqet krateri Korolev me 80 kilometra gjerësi, që ndodhet në ultësirat veriore të Marsit.
Akulli besohet se është shkaktuar nga një ‘kurth i të ftohtit’, që ka ngrirë gazrat që janë lëshuar prej pjesës së poshtme të kraterit. Madje, ky lloj dimri është i përhershëm, pasi është shtresë akulli prej më se dy kilometrash, ndërsa nuk është borë.
Erërat që fryjnë në atë zonë, ftohen edhe më shumë dhe bien në sipërfaqe, duke krijuar një shtresë gjithnjë e më të ftohtë. Në formë mburoje, shtresa e ruan akullin dhe e mbanë në gjendje të fortë, duke ia pamundësuar ngrohjen dhe zhdukjen.
Kamera speciale e agjencisë evropiane, ka marrë imazhet e pesë ‘shiritave’ të kraterit, për t’i kombinuar më pas në një kuadër të vetëm, në pamundësi që ta realizojë një tablo të vetme. /Telegrafi/