Dimal Basha për mbylljen e kafeterive: Jeta e ditës për biznese është TOP, e për jetë t’natës ngushëllime!

E publikuar: 16/03/2024 22:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Bonvivant” e njohur si një nga kafiteritë më të famshme në kryeqytet, ka shuar veprimtarinë e saj.

Për mbylljen e lokalit Bon Vivant ka reaguar edhe deputet i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha.

Ai tha se prej se ka ardhur VV-ja në pushtet, të ardhurat e bizneseve janë dyfishuar.

“Çka po thonë që kemi hy në krizë ekonomike se qenka mbyll ni kafiq në Prishtinë? Po thonë që ka mbaru jeta e natës në Prishtinë! Nejse, ju e dini ma mirë, po thash t’ju kallzoj pak për jetën e ditës të bizneseve! Në Qeverinë e Albin Kurtit, bizneset kanë pagu 185 mil € tatim në FITIM, që i bie se bizneset kanë pas fitim 1.85 miliard euro meqenëse paguajne 10% të fitimit! Para Kurtit, maksimumi që kanë pagu ka qenë 90 milion euro. Pra, sot bizneset fitojnë dyfishin sa kanë fitu para se me ardh ne në pushtet! Pra jeta e ditës për biznese është TOP, e për jetë t’natës ngushëllime, se kam ditë që krejt Prishtina keni nejt qaty.” – ka thënë Basha.