Deputeti i VV’së, Dimal Basha është siguruar të futet në betejën kundër PSD’së, pas aksionit të tyre të sotëm, të cilët e gjuajtën me miell ministrin e Financave, Hekuran Murati.
Basha, përmes një shkrimi në Facebook, i quajti zalloga aktivistët e PSD-së.
Mes tjerash, Basha tha se Qeveria Kurti nuk do të ndaletm derisa të ndalen fillimisht kriminelët.
“E kanë gju me miell e ve Isën e Thaçin SEPSE ka qenë jetike me ndal ZAJDENICËN. Sot krejt Kosova e pranon që sikur t’realizohej zajednica e bënte Kosovën jofunksionale përjetë!
E kanë gju me miell Hekuranin sepse po kërkon m’u respektu ligji, dhe sot lajmëroi që po ndihmon me 150 milion euro bizneset dhe qytetarët në nevojë.
Nuk është njejtë, zalloga!P. S. S’ka rëndësi, Qeveria Kurti s’ka mu ndal pa u ndal kriminelët!”, shkroi ai.